VIDEO/ “Trullos“ Kolarovin dhe e ndal topin në rrjetë, Ibrahimoviç ndez derbin me Interin

Kanë përfunduar 45 minutat e para të derbit mes Interit dhe Milanit, të vlefshëm për Kupën e Italisë. Ndeshja mban shifrat 0-1 për kuqezinjtë dhe është pikërisht Zllatan Ibrahimoviç ai që vendos vulën e tij në fushën e lojës. Në minutën e 31-të të përballjes suedezi tund rrjetën e mbrojtur nga Handanoviç për të zhbllokuar shifrat.

Ibra merr një top në hyrje të zonës, nga ku pasi “trullos“ Kolarovin të rënë përtokë, e ndal sferën në rrjetë dhe ndez kështu derbin. Megjithatë mbeten ende edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur, ku rezultati mund të marri tjetër rrjedhë. Kujtojmë se nga ky superduel do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ “Trullos“ Kolarovin dhe e ndal topin në rrjetë, Ibrahimoviç ndez derbin me Interin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online