Zyrtare/ Një lojtar i Kombëtares nën urdhërat e Ernest Gjokës, Shkëndija prezanton goditjen e radhës në merkato

0

Shkëndija vijon të mbetet aktive në këtë merkato dimërore. Pas afrimit të emrave si Rubin Hebaj, apo braziliani Igor Da Silva, tashmë një lojtar i Kombëtares shqiptare vihet nën urdhërat e Ernest Gjokës. Kamer Qaka është futbollisti më i ri i skuadrës nga Tetova. Shkëndija ka prezantuar goditjen e radhës në merkato ditën e sotme përmes faqes së vetë zyrtare, teksa futbollisti 25-vjeçar ka firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqezinjtë.

Kamer Qaka së fundmi ka zhvilluar karrierën e tij në Rumani, ku na mbajtur veshur fanellën e Kraiovas, ndërsa më parë ka qenë në radhët e Politeknik Iasi dhe Steaua Bukuresht. Mesfushori gjithashtu numëron edhe 4 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë në kohën kur në stol qendronte i ulur Kristian Panuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.