Kanë përfunduar 45 minutat e para të derbit mes Interit dhe Milanit, të vlefshëm për Kupën e Italisë. Ndeshja mban shifrat 0-1 për kuqezinjtë dhe është pikërisht Zllatan Ibrahimoviç ai që vendos vulën e tij në fushën e lojës. Në minutën e 31-të të përballjes suedezi tund rrjetën e mbrojtur nga Handanoviç për të zhbllokuar shifrat.
Ibra merr një top në hyrje të zonës, nga ku pasi “trullos“ Kolarovin të rënë përtokë, e ndal sferën në rrjetë dhe ndez kështu derbin. Megjithatë mbeten ende edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur, ku rezultati mund të marri tjetër rrjedhë. Kujtojmë se nga ky superduel do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Ibrahimovic nutmegs Kolarov and plants it in off the far post The man for the big occasion…https://t.co/6a7R9VtvB3
— SempreMilan (@SempreMilanCom) January 26, 2021
nutmeg o gazetaruc sdo te thote trullosje o idiot
do te thote ti kalosh topin mes kembeve