Kameruni nisi sot rrugëtimin në Kupën e Afrikës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar 2-0 përballë Guinea Bisau. Të besuarit e Klarens Sedorf shënuan në minutën e 66’ dhe të 69’, me anë të Banana dhe Bahoken.
Kampionët në fuqi të Kupës së Afrikës e nisin kështu me sukses këtë edicion, duke marrë tri pikët e para në grupin F. Ky është dhe triumfi i parë i Klarens Sedord në krye të Kamerunit dhe duket se trajneri holandez do t’i udhëheqë sërish kamerunasit drejt trofeut të Kupës së Afrikës.
Kupa e Afrikës
Kamerun – Guinea Bisau 2-0
Banana 66’, Bahoken 69’