Një gol i Nathan Ake në minutat shtesë të ndeshjes i dhuroi fitoren Bornmuthit përballë Totenhemit në shtëpi. Mbrojtësi holandez shfrytëzoi një goditje këndi dhe shënoi me kokë golin me vlerën e tre pikëve.
Ndeshja e “Spurs” u karakterizua nga nervozizmi, çka solli ndëshkimin me karton të kuq të dy lojtarëve të ekipit të Poçetinos.
Fillimisht, në fundin e pjesës së parë një reagim i Son, i cili në nerva e sipër shtyp Xheferson Lerman duke marrë menjëherë karton të kuq, lë Totenhemin me 10 lojtarë.
Gjithsesi, nuk ishte e thënë të merrte fund makthi, pasi vetëm tre minuta nga nisja e pjesës së dytë, është i ria Foith, i cili i sapo futur në fushë, bën një ndërhyrje horror ndaj Surman dhe ndëshkohet me karton të kuq.
Vendasit shfrytëzuan superioritetin e madhe dhe goditën në fund me anë të Ake. Kjo fitore e ngit Bornmuthin në vendin e 12-të me 45 pikë, ndërsa Totenhemi vazhdon të renditet i treti me 70 pikë.
Bornmuth-Totenhem 1-0
(Ake 90+1’)