Tirana ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Kamzën në shtëpi me rezultatin 4-1. Fantastik Edon Hasnai me dy gola dhe një asist, ndërkohë që edhe Ngo e Doka vunë emrin në listën e shënuesve. Një ndeshje me dy fytyra për skuadrën e Memës, e cila në pjesën e parë e pa veten në disavantazh, por shpërdoroi një 11-metërsh me anë të Ngos.
Ishte Plaku qe shënoi një gol fantastik, duke vënë jo pak në vështirësi lojtarët bardheblu. Ndonëse në pjesën e parë skuadra nga periferia e kryeqytetit dhuroi një performancë të mirë, kartoni i kuq i Beqirit i ndërlikoi shumë punët për ekipin Gjokës. Në fraksionin e dytë ishte Hasani, i cili hapi serinë e golave, i cili lëvizi bukur në hyrjen e zonës së Kamzës dhe i vetëm me Avdylin nuk gaboi këtë herë.
Vetëm 6 minuta më vonë shkodrani shërbeu nga një godite këndi për Ngon, i cili me kokë përmbysi rezultatin. Ishte sërish Hasani që shënoi golin e tretë për bardheblutë dhe të dytin personal, para se të linte fushën e lojës. Pak sekonda më vonë ishte radha e Dokës për të vulosur rezultatin e ndeshjes, pasi ktheu në gol një shërbim të saktë të Hoxhallarit.
Një sukses shumë i rëndësishëm për 24-herë kampionët, të cilët e shohin veten në kuotën e 20 pikëve dhe janë 5 pikë larg zonës së ftohtë. Kamza në krahun tjetër nuk mund të bënte më shumë në inferioritet numerik që në pjesën e parë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E diel, më 27 janar, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stermasi”, Tiranë
Tirana – Kamza 4-1
Shënues: Hasani 60′, 74′, Ngo 66′, Doka 75′ / Plaku 31′
Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe (Daja 60′), Halili, Hasani (Muçi 75′), Greca, Ngo. Trajner: A.Mema. Të gatshëm: Lika, Muça, Atinga, Ismailgeci.
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Malaj, Arrabal, Fukui, Rezi, Plaku (Mumajesi 76′), Martinena. Trajner: E.Gjoka. Të gatshëm: Selaci, Krasniqi, Orelesi, Peçi, Mehmeti, Shala.
Karton i kuq: Beqiri 5′, 39′
Karton i verdhë: Daja 63′, Hasani 75’/ Beqiri 40′ Idrizi 70′
Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Gerant Qirici, Juxhin Xhaja
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Sazan Velcani
EPISODET
76′ – Pas harkimit nga e majta, Doka godet bukur me kokë, duke realizuar dhe golin e katërt.
74′ -Hasani realizon dhe golin e tretë, i gjendur i vetëm me portierin mik, nuk e ka aspak të vështirë.
66′ – Pas harkimit të Hasanit ga këndi, Ngo me kokë gjen fundin e rrjetës.
60′ – Hasani me një të djathtë të bukur gjen golin e barazimit. Tifozët refuzojnë fetën e lojtrëve.
53’ – Pas harkimit të Imamit, Ngo provon me kokë, por Avdyli bën mrekullinë duke grushtuar topin në këndore.
49’ – Hasani bën gjithçka mirë nga e majta, por pasimi i tij në qendër nuk gjen askënd.
41′ – Ngo gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Avdyli pret topin, i cili shkon në shtyllë dhe largohet më pas.
40′ – Beqiri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lën skuadrën e tij me 10 lojtarë.
31’ – Plaku realizon golin e parë të ndeshjesh, në një pozicion mjaft të vështirë.
20’ – Aksion mjaft i bukur i miqve nga Kamza, por Plaku ndalet nga Abibi. Në vazhdimin e aksionit është Bonan që tenton, por devijimi i Plakut nuk është i saktë. Moment shumë i vështirë për bardheblutë.
12’ – Karabeci provon me një goditje mjaft të bukur nga distanca. Avdyli me mjaft vështirësi grushton topin në këndore.
1’ Nis takimi në “Selman Stermasi”