VIDEO: Thyhet Teuta, Kukësi merr biletën e fundit për në gjysmëfinale

Kukësi ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në takimin e kthimit në “Elbasan Arena”, me sfidën e parë që ishte mbyllur në barazim 2-2 në “Niko Dovana” të Durrësit. Goli i shënuar nga Rexhinaldo mjaftoi që Kukësi të triumfojë dhe të arrijë në gjysmëfinale.

90 minutat e këtij takimi ishin shumë të qeta dhe të dyja skuadrat luajtën me shumë kujdes. Lufta u bë vetëm në mesfushë, ku nuk munguan ndërprerjet e shumta të lojës. Pjesa e parë nuk pati shumë raste, por mundësinë më të mirë e pati Bushiç. Kroati i Teutës ishte i vetëm përballë Frashërit dhe pas një krosimi perfekt të Avdylit, nuk arriti të shënojë.

Në pjesën e dytë, pritej që Teuta të hidhej në sulm dhe të synonte golin, pasi i duhej fitorja nëse kërkonte kualifikimin. Megjithatë, loja vazhdoi e njëjtë si në pjesen e parë. Goli do të vinte në minutën e 61’, ku Rexhinaldo do të kalonte në avantazh verilindorët.

Një perpjekje e gjatë e brazilianit Kordeiro nga krahu i djathtë u shpërblye, pasi Rexhinaldo ishte i lirë brenda zonës dhe ndëshkoi me të djathtën. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të sfidës, me Kukësin që arrin gjysmëfinalet dhe i bashkohet Skënderbeut, Tiranës dhe Luftëtarit.

KUPA E SHQIPËRISË
E mërkurë, 3 prill 2019, “Elbasan Arena”

Kukësi – Teuta  1-0 (2-2)
Rexhinaldo 61′

Kukësi: Frashëri, Teqja, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Dzaria, Kordeiro, Rama, Et’hemi, Shkurtaj, Rexhinaldo (Rroca 79′) Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Hidi, Arapi, Beqja, Avdyli, Bicaj, Osmani, Frashëri, Gashi, Kallaku, Progni, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Gashi 82’

Kartonë të kuq: Kordeiro 90+4′ / Frasheri 90+4′

EPISODET –

90’ – Mbyllet sfida, Kukësi eliminon Teutën dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

61’ – Gooool Kukesi! Kordeiro bën gjithçka mirë nga krahu i djathtë. Topi i brazilianit gjen Rexhinaldon brenda zonës, i cili shënon dhe i jep avantazhin Kukësit. Tjetër gol për mozambikasin kundër Teutës

45’ – Mbyllet pjesa e parë. Kukësi dhe Teuta luftuan fort në mesin e fushës, por rastet flagrante munguan. Bushiç kishte mundësinë më të mirë gjatë fraksionit të parë të lojës, por goli duket larg. Ky rezultat i shkon për shtat Kukësit, por pritet që Teuta të luajë me një marsh më shumë në pjesën e dytë nëse synon kualifikimin

29’ – Çfarë shansi për Bushiç. Sulmuesi kroat ka dy mundësi të mira për të shënuar, por tregohet i pasaktë para porte. Shpëton Kukësi

15’ – Minuta të qeta, të dyja skuadrat nuk duan të pësojnë

1’ – Fillon takimi në “Elbasan Arena”, kualifikimi i hapur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online