VIDEO | Teuta s’di të fitojë, e ndal “bunkeri” i Kamzës

Teuta dhe Kamza janë ndalur në një barazim pa gola në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Niko Dovana. Skuadra e Bledi Shkëmbit ishte më dominuesja në këtë ndeshje, por në fund të 90 minutave, durrsakët u larguan nga fusha me vetëm një pikë.

Ky është barazimi i tretë radhazi për Teutës, që në 2019-ën ende nuk e ka gjetur fitoren në Kategorinë Superiore. Ndërkohë, skuadra  e Ernest Gjokës merr një pikë do t’i vlejë shumë në garën për mbijetesë.

Pjesa e parë ishte e barabartë me raste në të dyja palët, ndërsa në të dytën vendasit ishin tërësisht dominues, por mbrojtja e Kamzës e bëri siç duhet detyrën duke ndalur sulmet e njëpasnjëshme të vendasve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E diel, më 10 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Kamza  0-0

Teuta: Hidi, Frashëri (Beqja 63′), Osmani, Arapi, Hakaj (Bicaj 82′), Sidibe, Gashi (Latif 46′), Kallaku, Traore, Kamara, Progni. Trajner: Bledi Shkembi

Kamza: Avdyli, Qaqi, Beqiri, Bitri, Orelesi. Rezi, Mehmeti (Mumajesi 82′), Malaj, Fukui, Plaku (Zisi 93′), Martinena (Shala 73′). Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë:  Ardian Beqiri, Denis Rexha, Dojando Myftari, Klajdi Kola

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëshgues: Prek Pjetrushi

EPISODET –

83 – Latif i afrohet golit me një gjuajtje me të djathtën, por goditja e sulmuesit nuk gjen kuadratin e mbrojtur nga Avdyli.

 

81 –  Progni teston Avdylin nga jashtë zonës së rreptësisë. Portieri i Kamzës pret në dy kohë.

65 – Martinena rrëzohet pas një kontakti me Osmanin. Gjyqtari jep faull për Kamzën, lojtarët e Teutës pretendojnë për simulim dhe rrethojnë kryesorin e takimit.

 

57′ – Sidibe rrëzohet pas një kontakti me Fukuin, Gjyqtari Beqiri ndëshkon me karton të verdhë mesfushorin e Teutës për simulim.

45′ – Mbyllet pjesa e Parë! 

25’ Plaku bën gjithçka mirë dhe krijon një mundësi ideale për të shënuar. Avancimi i sulmuesit të Kamzës e dërgon në një pozicion të prirët me portën dhe gjuajtja e tij, përfundon jashtë. Mundësi shumë e mirë për Kamzën.

19’ Penallti për Teutën. Progni pengohet brenda zonës dhe për gjyqtarin 11-metërsh. Përgjegjësinë e merr i riu Kallaku, por gjuajtja e tij shkon jashtë. Shans ideal për Teutën për të kaluar në avantazh.

11’ Plaku bën gjithçka mirë, futet drejt qendrës dhe godet në mënyrë të shkëlqyer. Hidi i thotë ‘jo’ me një superpritje. Provon dhe Martinena nga topi i kthyer, por sërish e ndal Hidi.

9’ Teuta provon të shënojë. Një aksion i gjatë i durrsakëve nuk gjen një goditje përfundimtare. Megjithatë, vjen momenti i parë i rrezikshëm në portën e Kamzës.

1′ Starton takimi në “Niko Dovana”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online