VIDEO | Tension në Athinë, tifozët e Ajaksit përleshën me mbështetësit e AEK-ut

Huliganizmin e pamë në Argjentinë në ndeshjen mes Riverit dhe Bokës, por edhe në Europë është përhapur në masë. Një mbrëmje e trazuar në Athinë, teksa tifozeria e AEK-ut dhe ajo e Ajaksit janë konfrontuar para ndeshjes së Champions-it që këto dy ekipe do të zhvillojnë.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka evituar përplasjen fizike, pasi fillimisht tifozeria mike është afruar te selia e tifozëve të AEK-ut dhe ka hedhur disa flakadanë. Rreth 200 tifozë holandezë kanë udhëtuar drejt Greqisë, por numri i tifozëve që kanë krijuar incidentin është më i lartë dhe nga se mësohet, disa mbështetës të Panathinaikosit janë bashkuar me mbështetësit e Ajaksit.

Në video shihet se ka qenë një situatë mjaft e tensionuar dhe është dashur një numri i lartë i forcave të policisë për të kryer qetësinë në rrugët e Athinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online