Preferencat e italianëve: Befason Fiorentina, dashuri dhe urrejtje për Juve-Inter!

“European Football Benchmark” ka kryer një sondazh në Itali për të zgjedhur skuadrat e preferuara të tifozëve dhe ato të urryera. Në sondazh kanë marrë pjesë 34 milionë persona, nga të cilët 19 milionë (37% e popullsisë së rritur) janë deklaruar tifozë të thekur.

Juventusi është konfirmuar ekipi me më shumë tifozë në Itali (49%), ndërkohë që Interi ka numrin më të madh të tifozëve të abonuar në stadium (38 mijë). Këto dy ekipe kryesojnë dhe renditjen e ekipeve më të urryera.

Sa i përket ekipeve më simpatike, mes tyre ndodhet ekipi i Fiorentinës. 30% e të intervistuarve kanë zgjedhur ekipin nga Firence, ndjekur nga Atalanta dhe Roma.

Skuadrat me më shumë tifozë
1- Juventusi (39%)
2- Milan (19%)
3- Interi (19%)
4- Napoli (15%)
5- Roma (13%)
6- Fiorentina, Torino, Lacio, Kaljari (me nga 4%)

Skuadrat me më shumë pëlqime dhe preferenca
1-Fiorentina (30%)
2- Atalanta (27%)
3- Roma (24%)
4- Napoli (22%)
5- Lacio (21%)

Skuadrat më të urryera
1-Interi (40%)
2- Juventus (38%)
3- Milan (32%)
4- Napoli (30%)
5- Lacio (26%)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online