VIDEO/ Të gjithë flasin për Arbnor Mujan! Shikoni disa nga lëvizjet e sulmuesit shqiptar, driblime dhe lojtari që nuk të hiqet qafe kurrë

Arbnor Muja është lojtari më i përfolur për momentin te Shqipëria. Futbollisti i ardhur nga Antëerp, kampionët e Belgjikës, do të debutojë me kuqezinjtë në ndeshjet e shtatorit. Por cilat janë disa nga aftësitë e tij? Mund t’i shihni në këtë video!

24-vjeçari dallohet për shpërthimet e tij në krahë dhe shpeshherë arrin të driblojë rivalët. Golat e tij janë të paktë, por kur shënon, sigurohet që të tund mirë rrjetën. Një tjetër pikë e fortë e Mujës është ndihma për fazën mbrojtëse.

Në ndeshje të mëdha ku humbja duhet të evitohet me çdo kusht, Arbnori është lojtari perfekt. Ky futbollist nuk lodhet kurrë dhe nuk të hiqet qafe lehtë duke bërë pa problem gjithë krahun nga mbrojtja në sulm përgjatë 90 minutave. Për këtë arsye nuk do të duhet të habitemi nëse Muja aktivizohet si titullar kundër Çekisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online