“Silvinjo me Zabaletën vinin në Belgjikë për të më parë”! Rrëfimi i Arbnor Mujës: Isha pak i stresuar për Shqipërinë, nuk ka krenari më të madhe

Arbnor Muja është afrimi i ri i Shqipërisë. E gjithë vëmendja mbetet te lojtari i ardhur nga Antëerp që siguroi kalimi në Champions League dhe që u shpall kampion në sezonin e shkuar në Belgjikë. Në një intervistë për “Telegrafi”, Muja ka treguar mënyrë sesi zgjodhi Shqipërinë dhe takimet me Silvinjon dhe Zabaletan.

“Kohëve të fundit kam qenë pak i stresuar pasi nuk e dija nëse po rregullohen çështjet me dokumente në FIFA dhe nëse do të isha në dispozicion të Kombëtares për ndeshjet e muajit shtator. Për mua nuk ka krenari më të madhe se sa të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot, pasi edhe kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Trajneri Sylvinho ka qenë disa herë në Antëerp për të më përcjellë nga stadiumi. Ai ka qenë zakonisht me ndihmësin Pablo Zabaleta dhe sigurisht interesimi i tyre më ka bërë të lumtur. Sigurisht që objektivi mbetet të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Kemi një grup shumë të mirë të futbollistëve dhe duhet të luftojmë të gjithë për të arritur kualifikimin.

Sa i përket objektivit personal unë ëndërroj që të debutoj me gol me Kombëtaren e Shqipërisë. Shpresoj se do të arrijë këtë, por e rëndësishme është vetëm Kombëtarja të marrë pikët dhe pak ka rëndësi se kush shënon.

Mund të them se jam ndier më i vlerësuar nga Shqipëria. Unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Kombëtaren kuqezi dhe kjo ka qenë zgjedhje personale dhe nuk ka qenë asgjë kundër Kosovës. Më kanë dashur më shumë, më kanë vlerësuar më shumë dhe tani jam aty”, tha Muja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online