Ekskluzive/ “Shqipëria mund të fitojë kundër Çekisë”! Van Bommel i shkel syrin Arbnor Mujës: Ti e di se çfarë ndodhi me AEK në Athinë, përsërite me Shqipërinë

Nga Klaudio Ndreca

Sport Ekspres ka dalë edhe njëherë nga territori shqiptar i intervistave, për të marrë në pyetje një tjetër figurë me peshë të madhe në futbollin botëror, Mark van Bommel. Një legjendë e njohur për tifozët shqiptarë pasi ka luajtur me ekipe si Milan, Bayern Munich dhe Barcelona. Gjithashtu edhe 79 ndeshjet me fanellën e Hollandës peshojnë shumë për të.

Tanimë Van Bommel ka nisur një karrierë të re, atë të trajnerit teksa po drejton me sukses Antwerp, atje ku gjendet edhe Arbnor Muja. Pasi fituan titullin kampion në Belgjikë, erdhi edhe kualifikimi në grupet e Champions League teksa ia dolën edhe në ndeshjen e dytë kundër AEK në Play Off, 1-2.

Thuhet se lojtarët yje nuk bëhen gjithmonë trajner të mirë, por në fakt mesfusha është vendi ku “truri” përdoret më shumë se në çdo rol tjetër të fushës. Kështu Van Bommel është stërvitur shumë në kohën si lojtar dhe tani është gati për të korrur sukses si trajner. Dashuria e shqiptarëve do të shtohet për të, teksa pasi e ka ngritur në qiell afrimin e ri të Shqipërisë, Arbnor Mujën, Van Bommel tregon se Kombëtarja jonë mund të fitojë kundër Çekisë duke sjellë shembullin e asaj fitore të Antwerp kundër AEK në transfertë.

Arbnor Muja, ishte një dashuri me shikim të parë për ty apo mori më shumë kohë derisa ta kuptoje se ishte e mundur që të mbështeteshe te ky lojtar?

Ju e dini që për herë të parë Arbnorin e kam takuar pas dy ndeshjeve që kishim sezonin e shkuar kundër Dritës, në kualifikueset e Conference League. Bëmë gjithçka që ta sillnim menjëherë te Antëerp. Mjaftuan vetëm ato dy ndeshje kundër nesh me Dritën që të bindeshim për talentin e tij. Kur erdhi këtu, u përshtat shumë shpejt me grupin dhe ngeli jashtë vetëm për pak për shkak të një dëmtimi. Që nga ajo kohë është zhvilluar shumë dhe është bërë lojtar i vlefshëm për ekipin tonë. Pra nuk u kërkua shumë kohë që ta kuptoja se mund të mbështetesha te Arbnori dhe se është një lojtar i shkëlqyer.

Cila është vlera më e madhe e Arbnor Mujës si lojtar?

Është një lojtar shumë “i bezdisshëm” për të luajtur kundër tij. Nga njëra anë e shton shumë shpejtësinë dhe bëhet shumë kërcënues nga krahu i tij dhe nga ana tjetër ia vështirëson shumë punën kundërshtarit, kur i afrohet. Është një lojtar skuadre që gjithmonë vendos interesat e ekipit në plan të parë. Mund të them që është një bekim për çdo trajner që të ketë një lojtar të tillë në ekip.

Tani Arbnori ka zgjedhur Shqipërinë. Mendon se e ka potencialin për të debutuar me gol kundër Çekisë?

Sigurisht që e ka potencialin, e ka dëshmuar me ne te Antwerp. Ka shënuar disa gola shumë të bukur dhe njëkohësisht të rëndësishëm. Duke e njohur Arbnorin, kur të futet në fushë, do të jap gjithçka nga vetja që të bëj krenar tifozët e Shqipërisë.

A është Muja i vetmi lojtar i Shqipërisë që Van Bommel e njeh me kaq shumë detaje?

Unë përpiqem të ndjek futbollin europian sa më shumë të mundëm. E di që shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë në Serinë A dhe normalisht janë futbollistë të mirë. Por për detaje janë skautët tonë ata që kanë më shumë informacione dhe na i japin ne kur i kërkojmë dhe është e nevojshme për t’u interesuar për dikë.

Tifozët e Shqipërisë të njohin mirë si lojtar, nuk mund ta mbyllim pa marrë një parashikim tëndin për Çeki-Shqipëri, pavarësisht se e dimë që njohuritë e tua rreth këtyre dy Kombëtareve nuk janë të mëdha…

Pres një ndeshje intensive, emocionuese mes dy skuadrave më të mira në grup. Çekia nuk ka humbur ende dhe po luan në shtëpi, kështu që në letër mund të jetë pak më shumë favorit. Por mendoj se Shqipëria është sigurisht e aftë që të befasojë dhe të marrë një ose tre pikë në Çeki. Arbnori me shokët e tij e kanë një shembull të mirë nga kjo javë, fituam 1-2 kundër AEK në Athinë. Kështu që tani ndoshta mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë në Çeki. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online