VIDEO | “Të dashuruar” pas Van Dijk, tifozët i kushtojnë një këngë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Forma që po kalon Liverpuli këtë sezon është fantastike, teksa të kuqtë udhëheqin Premier Ligës pas 19 javësh, me një diferencë prej gjashtë pikësh me ndjekësit më të afërt të Totenhemit. Meritë për këtë ecuri, mbi të gjithë ka Jurgen Klop, por jo vetëm.

Një ndër idhujt e tifozerisë së kuqe, që nga janari i këtij viti është shndërruar Virxhil Van Dijk. Holandezi u transferua në “Anfield” nga ekipi i Sauthempton për një shifër rekord prej 75 milionë sterlinash, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit.

Prej kohësh, Liverpuli duket një digë e vërtetë në mbrojtje dhe paratë e shpenzuara për gjigantin holandez, duken totalisht të justifikuara. Këtë sezon gjithashtu “The Reds” kanë pësuar vetëm shtatë gola, duke qenë mbrojtja më e mirë e Premier Ligës, me diferencë të madhe, ku Siti ka pësuar 15 gola si mbrojtja e dytë më e mirë.

Për t’u kthyer te tifozët dhe te dashuria e tyre për Van Dijk, më poshtë iu kemi sjellë një video në një nga klubet e Liverpulit, ku mbështetësit e të kuqve këndojnë për mbrojtësin holandez. “Ai është Virxhil Van Dijk, ai është qendërmbrojtësi ynë, ai është numri ynë 4, e shohim të mbrojë dhe e shohim të shënojë, ai do ta pasojë topin qetësisht si t’iu pëlqejë”.

https://www.instagram.com/p/Br47QT6CcFv/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *