VIDEO/ Të bindur se do të vijë në Paris! Tifozët e PSG grumbullohen para aeroportit, por Messi është ende.. në Barcelonë

Pas largimit nga Barcelona, PSG shihet si destinacioni i radhës në karrierën e Mesit. Gjigantët francez kanë burimet financiare të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e më të mirit që ka njohur historia e futbollit botëror, prandaj shumë besojnë se është çështje kohe zyrtarizimi i tij me parisientët. Të bindur se do të zbarkojë në Paris janë edhe vetë tifozët e PSG-së, të cilët nisur nga lajmet e qarkulluara ditën e djeshme janë grumbulluar përpara aeroportit “Le Bourget”.

Në mediat franceze është përhapur dje lajmi se Mesi do të mbërrinte gjatë pasdites në aeroportin në fjalë për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e ri. Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi dhe tifozëve u është dashur për orë të tëra për dikë që ende nuk ishte larguar nga qyteti i Barcelonës. Pritja vazhdon ende në “Le Bourget“, teksa tifozët e PSG-së kryqëzojnë gishtat pas secilit aeroplan që shohin, duke shpresuar të jetë edhe Mesi brenda tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online