Një kampione që nuk e përballoi dot elimiminim e hershëm, trajneri për Kelmendin: Për 2-3 orë nuk po e gjenim dot

Majlinda Kelmendi fitoi medalje ari në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiro në vitin 2016. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan sipas planit për sportisten nga Kosova, e cila u eleminua që në fazën e parë të lojërave të zhvilluara këtë vit në Tokio. Edhe pse ka arritur gjithçka në karrierë, Kelmendi nuk e ka pritur mirë këtë humbje. Trajneri i saj, Driton Kuka deklaroi se Kelmendi u izolua për 3 orë dhe nuk mundeshin ta gjenin, çka frikësoi shumë gjithë stafin.

“Ajo çka e kam mbajtur në vete dhe e kam diskutuar me Distrian për herë të parë pasi që Majlinda i ka përfunduar garat kur kemi hipur në autobus, se nuk kemi mundur ta gjejmë Majlindë pas luftës. Gati dy-tri orë dhe unë fillova të bëhem merak dhe e mobilizova krejt ekipin që ta gjejmë”- është shprehur Kuka në “Sports Show” në Klan Kosova. Trajneri gjithashtu u shpreh se kjo do të jetë hera e fundit që pamë Majlinda Kelmendin në Lojërat Olimpike, pasi gjendja e saj mentale nuk është më gati për të tilla sporte./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online