Lista e parë e Luis Enrikes si trajneri i përfaqësueses spanjolle shkaktoi jo pak surpriza. Tekniku asturian la jashtë përfaqësueses shumë lojtarë me emër të kombëtares “La Roja”, si Alba, Koke dhe Pedro. Përgjigja e lojtarëve ka ardhur, madje nga fusha e lojës.
Pedro dhe Alba gjetën të dy rrugën e rrjetës në takimet me skuadrat e tyre respektive dhe detaji më interesant i golave ishte festimi i tyre identik. Të dy spanjollët mbuluan sytë me duar, duke “thumbuar” kështu drejtpërdrejtë trajnerin e përfaqësueses spanjolle, që me ardhjen e tij në krye të bankinës spanjolle i cilëson lojtarët si pjesë e së shkuarës.
https://www.youtube.com/watch?v=AB42eKULGS0
https://www.youtube.com/watch?v=svWvKbONZzA