VIDEO/ Superkupa i takon Juventusit, Ronaldo dhe një gol në sekondën e fundit i jep Pirlos trofeun e parë

Pavarësisht humbjes ndaj Interit në kampionat, Juventusi vazhdon të tregojë se është një skuadër e madhe. Bardhezinjtë mposhtën Napolin në finale të Supërkupës së Italisë me rezultatin 2-0. Goli i parë shënua nga “i përhershmi” Kristiano Ronaldo në minutën e 64-t, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Alvaro Morata që pas një kundërsulmi mbyll ndeshjen në mënyrën më të bukur për “zonjën e vjetër”.

Nga ana tjetër, edhe pse me ndihmën e teknologjisë VAR, Napoli u tregua i pafat, teksa në minutën e 80-të, Insigne nuk arriti të realizojë një gol nga pika e bardhë e penalltisë duke lënë kështu në “baltë” ekipin e tij. Me këtë fitore, Juventusi koleksionon Supërkupën e 9-të, e ndjekur nga Lacio me 5. Ky është edhe trofeu i parë për Pirlon, që kërkon të nisë një cikël fitues si trajneri i bardhezinjve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online