VIDEO/ Besojeni ose jo! Çmenduri spanjolle, Alcoyano që vlen më pak se në Superiore eliminon Realin e Madridit

Nga Klaudio Ndreca

Nuk është një vegim në sytë tuaj, po e shihni mirë: “Alcoyano ka eliminuar Realin e Madridit nga “Copa del Rey”. Nëse viti 2020 ishte i mbrapsht dhe ku mund të ndodhte gjithçka, atëherë çfarë mund të themi për 2021? Të paktën në botën e futbollit, kemi parë çmendurira të vërteta. Dhe mos harroji, jemi ende në muajin janar! Nëse eliminimi i Bajernit ishte për të vendosur duart në kokë, këtë herë me Realin e Madridit është e pamundur që t’i vendoset epiteti që i ri përshtat. Alcoyano e cila vjen nga liga e tretë spanjolle e ka mposhtur me 10 lojtarë Realin e Madridit. E për ta përsëritur dhe për të mos shkaktuar konfuzion, ishte Alcoyano që gjendej me një lojtar më pak.

Militao dërgoi në avantazh madrilenët në minutën e 45, por Solbes barazoi për vendasit në të 80. Pas takimi shkoi në 30 minutat e shtesës, Zidan zbrazi gjithë armaturën duke aktivizuar Asension, Hazardin dhe Kros për t’i shpëtuar turpërimit. Megjithatë vetëm sa u shtua pesha e përgjegjësisë pasi vendasit u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 110, ndërsa Casanova dërgoi topin në rrjetë në minutën e 115 për të eliminuar Realin e Madridit. Zidan nisi të qeshte pas lojtarët madrilenë u shokuan.

Kjo me të drejtë pasi flitet për një skuadër që vlen vetëm 2.60 milionë euro në total, një shifër kjo që kalohet nga disa ekipe të Superiores si Partizani dhe Tirana, me këto skuadra shqiptare që vlejnë më shumë se 5 milionë euro secila. Por mes këtyre surprizave kuptohet edhe arsyeja e vërtetë se përse futbolli dashurohet kaq shumë. Një kampion i Europës që mund të bjerë në vendin ku nuk luhet futbolli profesionist i niveleve të larta, por luhet ende me shumë dashuri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online