VIDEO | Super Durant del kokulur, Harden e Gordon thyejnë Warriors

Houston Rockets ka reaguar pas dy humbjeve me Golden State Warriors dhe në ndeshjen e tretë ka dalë kryelartë. Ata kanë thyer kampionët në fuqi me rezultatin 126-121. Epërsia e krijuar në periodën e dytë (33-23) u rikuperua nga Warriors, që e dërguan ndeshjen në shtesë. Aty Rockets bënë diferencën dhe triumfuan.

Sigurisht që lideri ishte James Harden, autor i 41 pikëve, 6 asisteve dhe 9 topave të rikuperuar në tabelë. Eric Gordon ishte gjithashtu në një formë shumë të mirë, teksa realizoi 30 pikë. Ndihmë të rëndësishme dhanë edhe Clint Capela (13 pikë, 1 asist, 11 rebound) e Chris Paul (14 pikë, 7 asiste, 8 rebound).

Kështu, me një lojë të mirë në grup bënë që mos të kenë vlerë 46 pikët e realizuara nga Kevin Durant. Ky i fundit ia ka dalë të shënojë më shumë se 45 pikë tre herë brenda një sezoni në fazën playoff, gjë që më parë e kishin bërë vetëm LeBron James, Allen Iverson, Michael Jordan, Jerry West dhe Elgin Baylor.

Për të mbetur te ndeshja, Draymond Green regjistroi “triple-double” (19 pikë, 10 asiste, 11 rebound) për Warriors, kurse Stephen Curry dhe Klay Thompson realizuan respektivisht 17 dhe 16 pikë. Kështu, Warriors dhe Rockets duhet të mendojnë për përballjen e katërt mes tyre.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Houston Rockets-Golden State Warriors 126-121 (1-2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online