Gentian Stojku, trajneri i Kamzës, pas ndeshjes me Laçin foli në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Elbasanasi foli për ndeshjen dhe për ngjarjen që ndodhi pas ndeshjes, kur u godit gjyqtari i FIFA-s, Eldorian Hamiti.
“Penalltia? Nuk dua të merrem me penalltinë. Edhe me Kukësin luajtëm mirë. Më vjen keq që pësuam në fund. Kemi ndryshuar këto 10 ditë dhe sot e detyruam Laçin të luante me topa të gjatë. E bllokuam mesfushën. Lojtarët zbatuan detyrat në pjesën më të madhe të lojës. Jam i kënaqur nga lojtarët”.
“Besoj deri kur të mos na japë asnjë shans matematika. Janë edhe 12 ndeshje dhe është normale të mos ulim kokën e të kërkojmë tre pikët që në ndeshjen e radhës”.
“Dua të merrem me atë që ndodhi në fushë. I dola në krah arbitrit. Për pjesën e penalltisë, ajo shkaktoi gjithë irritimin. Nuk mund të them ishte apo jo, nuk e kam parë rastin. E thashë, i dola krah arbitrit që të mos ndodhte gjë”.
“Duhet at dini që kur ka presion, minutat e fundit detyrohet të tërhiqet. Duhet menduar se janë shpenzuar edhe energji. Gjithsesi nuk shihen vetëm dy rastet e tyre në fund. Po t’i shohim rastet në total, kishim më shumë”.
“Dënimi i mundshëm? Asnjë trajner nuk do dënim. Jam munduar të ruaj qetësinë dhe të normalizohet gjendja”, përfundoi Stojku.