Dhuna ndaj Eldorian Hamitit, ja çfarë rrezikon Kamza

Degjeneroi në dhunë takimi Kamza-Laçi, pas në përfundim të takimit u godit arbitri Eldorian Hamiti. Pati tifozë të futur në fushën e lojës lezhjani në një moment përfundoi i shtrirë pas një goditjeje të marrë. Pati edhe nga ata që u munduan të qetësojnë situatën, mes tyre presidenti Naim Qarri dhe trajneri Gentian Stojku.

ÇFARË PRITET TË NDODHË – Garantimi i sigurisë është detyrë e klubit organizator, në këtë rast Kamza. Neni 64, pika c, thotë: “Të garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve të klubit kundërshtar gjatë qëndrimit të tyre kur zhvillohen ndeshje në fushën e tyre”. Në këtë pikë klubi periferik i kryeqytetit ka dështuar.

Kamza do dënohet, kjo është e sigurt dhe rregullorja lë të hapura shumë gjëra. Neni 65, pika 2, thotë: “Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë”.

Nëse i referohemi rastit konkret, ai lidhet me Nenin 65, pika 3/b: “në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium, ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera, do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online