VIDEO | Spinacola “ringjallet”, Juventusi tashmë ka një forcë më shumë

Fundin  e qershorit të këtij viti, Juventus riktheu në shtëpi Leonardo Spinacolën. Që nga viti 2012, mbrojtësi ishte në kalvarin e huazimeve, teksa në dy sezonet e fundit spikati me Atalantën dhe bardhezinjtë vendosën t’i jepnin një shans.

Gjithsesi, fati duket se nuk ishte përsëri në anën e Spinacolës, i cili pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave deri në fundin e tetorit. Tashmë, italiani është rikthyer dhe ka bërë ndeshjen e parë pas dëmtimit.

Ditën e sotme, Spinacola ka dhënë shenja mjaft të mira në sfidën ndaj Sasuolos, teksa shënoi golin e parë për moshat e Juventusit. 25-vjeçari dribloi mjaft mirë mbrojtjen e Sasuolos dhe shënoi një gol mjaft të bukur. Pas pushimit të kombëtareve italiani pritet të jetë totalisht gati për trajnerin Alegri dhe mund të provojë që të bëhet protagonist tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online