Fundin e qershorit të këtij viti, Juventus riktheu në shtëpi Leonardo Spinacolën. Që nga viti 2012, mbrojtësi ishte në kalvarin e huazimeve, teksa në dy sezonet e fundit spikati me Atalantën dhe bardhezinjtë vendosën t’i jepnin një shans.
Gjithsesi, fati duket se nuk ishte përsëri në anën e Spinacolës, i cili pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave deri në fundin e tetorit. Tashmë, italiani është rikthyer dhe ka bërë ndeshjen e parë pas dëmtimit.
Ditën e sotme, Spinacola ka dhënë shenja mjaft të mira në sfidën ndaj Sasuolos, teksa shënoi golin e parë për moshat e Juventusit. 25-vjeçari dribloi mjaft mirë mbrojtjen e Sasuolos dhe shënoi një gol mjaft të bukur. Pas pushimit të kombëtareve italiani pritet të jetë totalisht gati për trajnerin Alegri dhe mund të provojë që të bëhet protagonist tashmë.