Shehi: Objektivat e Skënderbeut i tregon historia, nuk ka çështje Bregu

Skënderbeu i këtij sezoni është një skuadër e rinovuar thuajse plotësisht, por që ka detyrën të mbrojë kurorën e kampionit. Triumfi në kampionat mbetet synimi kryesor i korçarëve, me trajnerin Orges Shehi që edhe pse nuk preferon t’a artikulojë fjalën titull në daljet për mediat, e thotë hapur se objektivat e skuadrës i tregon vetë historia e viteve të fundit të skuadrës.

“Për të shkuar te titulli kampion, duhet vlerësuar dhe të përgatitet ndeshja e radhës. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i shkosh kampionatit deri në fund. Ne jemi pjesë e Skënderbeut dhe nuk ka është nevoja të trumbetojmë se jemi për kampionë. Objektivat e klubit janë të qarta: kjo skuadër ka fituar 11 trofe në tetë vite dhe nuk është e rëndësishme të themi që jemi për kampionë”, deklaroi Shehi për “SuperSport”.

Trajneri mbylli edhe diskutimet rreth një çështje të mundshme “Bregu”, me lojtarin që u shfaq i pakënaqur në ndeshjen e fituar të hënën e kaluar ndaj Kukësit. “Çdo lojtar që është në fushë edhe mund të zëvendësohet, këto janë të gjitha të pranueshme për çdo lojtar. E kanë të qartë që zëvendësimi, nëse vjen duhet të pranohet”.

Shehi shtoi: “Kjo vlen edhe për Bregun, që nëse nuk e pranon zëvendësimin është një mërzitje e momentit. Ai është stërvitur normalisht dhe nuk kemi diskutuar për këtë gjë, sepse nuk i’a vlen të bëhet një çështje kaq e madhe. Dejvi është një lojtar i rëndësishëm për ne, siç janë edhe të tjerët. Ne e dimë rëndësinë e tij, jo më kot e kam thënë, se është një prej lojtarëve më premtues në Superiore. Presim shumë nga ai dhe jam i sigurt që do të japë për ekipin”.

Fitorja ndaj rivalëve direkt të Kukësit ka rikthyer optimizmin te korçarët, pas dy ndeshjeve ku skuadra kishte marrë vetëm një pikë. Ndërsa shpreh besimin se skuadra duhet të vazhdojë të luajë ashtu si di dhe pikët do të vijnë, drejtuesi i stolit bardhekuq vlerësoi edhe trasfertën e vështirë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.

“Kurrësesi nuk mund ta nënvlerësojmë Luftëtarin. E cilësoj si një nga ndeshjet më të vështira të fazës së parë. Rivalët kanë ndryshuar trajner dhe dora e drejtuesit të ri të stolit duket. E kam parë në këto tre ndeshje, gjirokastritët janë një skuadër që kanë bërë mirë dhe u kam thënë djemve se na pret një ndeshje e vështirë dhe delikate”, përfundoi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online