VIDEO/ Spektakël në Durrës, por diferencën e bën Rexhinaldo!

Kukësi arrin që të marrë një fitore minimale 0-1 në transfertën e “Niko Dovanës” ndaj Teutës. Sulmuesi Rexhinaldo ishte vendimtar me golin e tij të realizuar në minutën e 18-t. Ndonëse 28-vjeçari erdhi i dëmtuar nga grumbullimi që kishte me Kombëtaren e tij, lëndimi nuk kishte qene serioz dhe sot jo vetëm që ishte në fushë nga minuta e parë, por arriti që të ishte vendimtar për skuadrën e tij, ashtu si në ndeshjen me Tiranën.

Teuta edhe një herë tjetër konfirmohet si një skuadër mjaft e fortë, pasi ndaj Kukësit bëri një ndeshje të hapur, duke krijuar volum loje si dhe duke rrezikuar disa herë portën e Stivi Frashërit. Mungesa e saktësie dhe vigjilenca e “gardianit” të Kukësit e mbajtën të paprekur portën e verilindorëve, që regjistrojnë fitoren e dytë radhazi.

Ndeshja nisi që në minuta e para agresive, por sulmuesi i Kukësit bëri gjithçka mirë pas një topi të marrë nga Koredeiro. Rexhinaldo kontrolli qetësisht brenda zone topin dhe me të majtën i shënoi golin e parë këtë sezon “Djemve të Detit”. Teuta nisi të reagonte dhe të shtynte para, por ishte e vështirë për të gjetur hapësira në zonën kuksiane.

Në pjesën e dytë ishte Kukësi sërish që ju afrua më shumë golit, me anë të brazilianit Kordeiro, por fati nuk ishte me mbrojtësin, i cili gjeti vetëm traversën. Më pas ishin vendasit ata që nisën të kontrollonin lojën. Ndonëse krijuan disa raste për shënim, nuk mundën që të gjenin rrugën e rrjetës. Pas një goli të anuluar për kuksianët për pozicion jashtë loje, me të drejtë nga gjyqtari, u regjistrua dhe rasti më i pastër për shënim. Hakaj shërbeu për Latif, i cili u lirua dhe goditi, por gjeti vetëm shtyllën e më pas topi shkoi në duart e Frashërit. Po ashty Avdyli kisht një mundësi shënimi në limitet e lojës, por Frashëri i tha sërish “jo”.

Kukësi me këtë fitore shkon në kuotën e 7 pikëve dhe arrin kryesuesit e Skënderbeut dhe të Flamurtarit, por më këto dy të fundit që kanë nga një ndeshje më pak. Teuta mbetet në kuotën e 5 pikëve, por sërish tregon se është një kockë e fortë për çdo skuadër aq më tepër në shtëpinë e saj.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E shtunë, më 15 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta 0-1 Kukësi

Shënues: Rexhinaldo 18′

GOLI

18’ – Pas një harkimi nga e djathta, Kordeiro ul bukur për Rexhinaldos i cili brenda zone kontrollon dhe godet, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Teuta: Hidi, Gjorgjievski (Gashi 84′), Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Progni (Bubakar 70′), Kallaku (Kruja 54′), Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi. gatshëm: Çeleski, Shkalla, Vecaj, Beqja.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro (Çyrbja 62′), Ethemi, Musolli (Kalaja 45+2′), Limaj, Uilliam, Tigruxha (Dzaria 63′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. gatshëm: Maloku, Shpehar, Krasniqi, Harba.

Kartonë verdhë: /Zguro 27′, Ethemi 57′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Mario Shazivari; Juxhin Xhaja

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *