Euforia e Botërorit për kroatët ka marrë fund brenda një 90 minutëshi. Kroacia e Luka Modriç u shpartallua 6-0 nga Spanja e rinovuar me Luis Enriken në krye. I riu Asensio ishte padyshim njeriu i ndeshjes. Talenti i lindur në Majorka ishte autori i një goli, ndërsa shkëlqeu te specialiteti i tij, asistimet, me plot tri të tilla.
Në ndeshjen tjetër të Ligës A, Belgjika ka mundur 3-0 në transfertën Islandën falë dopietës të golave të Lukakut dhe golit të Hazard. Mungesa e Kevin De Brujn nuk po ndihet aspak, kjo dhe falë paraqitjeve të mirë të mesfushorit të Monakos, Juri Tielemans.
Në Ligën B, Bosnja pragmatike mundi në shtypi 1-0 Austrinë edhe pse vizituesit dominuan për 90 minuta. Suprizë ishte dhe humbja e Greqisë në transfertën ndaj Hungarisë. Vendasit mundën 2-1 skuadrën ballkanase, duke i dhënë shpresa vetes për një fillim të ri pas dy vitesh të zhytur në një krizë të frikshme
Rezultatet e ndeshjeve të “Nations League”
Liga A, Grupi 2
Islandë – Belgjikë 0 – 3
Liga A, Grupi 4
Spanjë – Kroaci 6 – 0
Liga B, Grupi 3
Bosnjë – Austri 1 – 0
Liga C, Grupi 2
Finlandë – Estoni 1 – 0
Hungari – Greqi 2 – 1
Liga D, Grupi 2
Moldavi – Bjellorusi 0 – 0
San Marino – Luksemburg 0 – 3