E FUNDIT/ Atalanta e Gjimshitit bën gafën fatale në Itali, shpall Interin zyrtarisht si kampionin e Serisë A

Atalanta me Berat Gjimshitin ka bërë gafën fatale në Itali. Ekipi nga Bergamo nuk arriti që të merrte më shumë se barazimin 1-1 kundër Sasuolos. Në minutën e 22 do të ishte portieri i Atalantës, Golini, që gaboi duke lënë portën e tij dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Por pavarësisht kësaj Atalanta reagoi duke shënuar me Gonsens në pjesën e parë. Me nisjen e së dytës ishte Berardi që barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Locatelli shënoi golin e dytë në minutën e 64, por do të anulohej me VAR.

E më pas situata ka folur për Atalantën pasi në minutën e 75 Marlon do të merrte kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Sasuolon me 10 lojtarë. Në atë moment do të akordohej edhe penalltia për bergamaskët teksa do të humbej nga Luis Muriel. Kjo e ngjesh më tepër garën për Champions League, ndërsa nga ana tjetër ky gabim i Atalantës e ka shpallur Interin zyrtarisht si kampionin e Serisë A të këtij sezoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online