VIDEO/ Skuka, ku ndodheshe? Dinamo fiton ndaj Skënderbeut falë Cinedu, mjafton për të vendosur ndeshjen

Skënderbeu-Dinamo 0-1 Cinedu 70′

Dinamo ka arritur që të fitojë ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1. Kryeqytetasit ishin ende në përjetimin e humbjes së thellë ndaj Vllaznisë, ndërsa në pjesën e parë ishin korçarët më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Gjithçka ndryshoi me zëvendësimet e kryera, teksa me hyrjen e Skukës, Dinamo mori hov në sulm.

Një futbollist që nuk është preferuar shumë nga Shkëmbi, por që në ndeshjen e sotme arriti që të ndryshonte hovin e kryeqytetasve. Në momentin e golit ishte një lëvizje e klasit të lartë të Skukës që e pasoi te Haxhiu, ndërsa ky i fundit shërbeu te Cinedu, duke arritur te goli dhe tre pikët. /Sport Ekspres/

Skënderbeu: Rexhepi; Zguro, Vitija, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Vrapi, Dumfur, Mara, Bismark, Mensah

Dinamo: Harizaj; Demiri, Sofranak, Imami, Isaevski; Sidibe, Haxhiu; Mihana, Ibraimi, Bardhi; Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online