VIDEO | “S’kisha qarë kurrë më parë”, Enis Bardhi tregon emocionet e golit historik

Enis Bardhi shënoi një gol me rëndësi historike për Levanten në takimin e kësaj fundjave ndaj Zhironës. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në minutën 86-të, duke i siguruar kështu mbijetesën klubit nga periferia e qytetit të Valencias.

Në një intervistë për sajtin e Levantes, 23-vjeçari shpjegoi ishte hera e parë që derdhte lot pas shënimit të një goli: “Në ato momente isha shumë i përqendruar, pasi e dija rëndësinë e kësaj ndeshjeje, e dija se aty mund të siguronim qëndrimin në La Liga. Ishte një takim shumë i luftuar, e patëm jashtëzakonisht të vështirë. Sa herë që unë shënoj ndihem shumë i gëzuar, por këtë herë ishte ndryshe. Nuk më kishte ndodhur më parë që të qaja në fushë. Festimi me shokët e ekipit më emocionoi shumë”.

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *