VIDEO | Skandal në Turqi, një penallti qesharake vendos fatin e titullit

0

Skuadra e Gallatasarajit ishte protagoniste e një përmbysje të çmendur ndaj Rizesporit. Ekipi nga Stambolli po humbiste me rezultatin 2 – 1, kur në minutën e 88-të, arbitri i takimit, Serkan Çinar akordoi një penallti qesharake.

 

Pas dy minutash kontestime, Dianje ekzekuton me sukses 11-metërshin, ndërsa katër minuta më vonë në sekondat e fundit të takimit, është përsëri sulmuesi afrikan që tund rrjetën dhe i siguron tri pikë të arta skuadrës klubit nga Stambolli.

Teksa kanë mbetur tri ndeshje nga fundi i kampionati, Gallatasaraji është ekipi favorit për titullin kampion, sidomos për faktin se në javën e parafundit presin rivalët e Bashakshehirit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.