Në mbrëmjen e sotme të Premier Ligës, ekipet “big” janë treguar të pagabueshëm. Çelsi, Mançester Siti dhe Totenhemi kanë triumfuar bindshëm, respektivisht ndaj Brajton, Kardif Sitit dhe Kristal Palas.
Në “Stamford Bridge”, të besuarit e Mauricio Sarrit nuk e humbën rastin për të kaluar në renditje Mançester Junajtid dhe kanë triumfuar 3-0 ndaj Brajtonit në shtëpi. Fillimisht, Zhiru e më pas Hazard e Loftus-Çik, ishin autorët e golave, të cilët i kanë dhuruar tri pikët londinezëve.
Ndërkohë, Mançester Siti gjithashtu ka rimarrë vendin e parë, teksa ka mposhtur me shifrat 2-0 Kardif Sitin. Golat për “Citizens” janë shënuar nga De Brujn dhe Sane në pjesën e parë.
Nuk mund të mungonin tri pikët në inaugurimin e “shtëpisë” së re të Totenhem. Ekipi i Maurisjo Poçetinos mposhti bindshëm “fqinjët” londinez të Kristal Palas me rezultatin 2 – 0.
Totenhem 2 – 0 Kristal Palas
Shënues: Son 55’, Eriksen 81’
Mançester Siti 2 – 0 Kardif
Shënues: De Brujn 6’, Sane 44’
Çelsi 3 – 0 Brajton
Shënues: Zhiru 38’, Hazard 63’, Loftus-Çik 68’