VIDEO/ Si mund të mos e dashurosh? Momenti kur Kante largohet nga stadiumi, me Mini-Cooper që e bleu në 2015

0

Ngolo Kante, si mund të mos e dashurosh një prej mesfushorëve më të mirë në botë? Mushkri e pastër është për skuadrën e Chelsea-t pasi përshkruan gjithë fushën duke dhënë shpirtin deri në energjinë e fundit që zotëron. Gjithmonë i buzëqeshur për të ofruar energjinë pozitive dhe mbi të gjitha, një njeri i thjeshtë me vlera të mëdha. Kante u shpall si lojtari i ndeshjes në gjysmëfinalen që Chelsea fitoi kundër Realit të Madridit. Për më tepër futbollisti është duke mbajtur argjërim për Ramazanin.

Menjëherë sapo ka dalë nga stadiumi është larguar me makinën e tij. Këtu tërhiqet vëmendja më e madhe pasi Kante zotëron një Mini-Cooper që e ka blerë prej vitit 2015, kur ishte ende pjesë e Leicester. Pavarësisht se fiton shuma të konsiderueshme me Chelsean, futbollisti në fjalë është klasi ndryshe që tregohet brenda dhe jashtë fushës së blertë. Vjen me një Mini dhe performon si një Ferrari… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.