Çmenduria/ Të bën që të mos i besosh syve! Tuchel “i shkel” të gjithë me këmbë, e parashikoi me deklaratën…

Chelsea arriti në finalen e “Champions League” pasi eliminoi Realin e Madridit. Me arkitektin gjerman, Thomas Tuchel, ekipi anglez ka pasur një rritje të menjëhershme. Lojë e bukur dhe produktive në sulm, ndërsa në mbrojtje janë thjesht të pakalueshëm.

Por duhet të ndalemi pak më gjatë te Tuchel pasi rekordet që ka vendosur në këto 4 muaj te Chelsea pas ardhjes së tij janë të pabesueshme. Fillimisht Tuchel është trajneri i parë në historinë e Champions League që arrin në finalen e këtij kompeticioni për vitin e dytë radhazi dhe me dy ekipe të ndryshme.

Në sezonin e shkuar ishte me PSG-në dhe këtë herë vjen me Chelsean. Për të vazhduar më tej, në këto pak muaj që Tuchel është zyrtarizuar me londinezët ka mundur Zidan, Guardiolën, Klop, Murinjon, Ancelotin dhe Simeonen. Me portën e mbajtur të paprekur dhe talentet shpërthyes që janë si rrufe në sulm, e ardhmja e Chelsea-t është e ndritur.

Reali i Madridit është si “mace e zezë” për të gjitha ekipet europiane në Champions League. Të gjithë kërkojnë që t’i shmangen madrilenëve në këtë kompeticion, pasi spanjollet e kthyen fitimin e këtij trofeu në normalitet. Por Tuchel është trajneri i vetëm që është përballur 6 herë kundër Realit të Madridit në Champions League dhe nuk e ka njohur ende humbjen e parë me ta, duke marrë dy fitore dhe 4 barazime.

Statistikat e trajnerit gjerman janë thjeshtë mbreslënëse. Nga PSG do të largohej thjesht për një fjalë goje pasi intervista e tij do të keqkuptohej. Tuchel nuk e kuptonte aspak punën e bërë te PSG për shkakun se të gjithë lojtarët janë yje. Por me siguri që te Chelsea vihet re menjëherë ndryshimi që ka marrë skuadra. Në momentin e parë që gjermani shkeli te londinezët do të vinte edhe deklarata që sot më shumë se kurrë ka marrë shpërndarjen e madhe: “Do të ndërtojmë një ekip që të gjithë të tjerët nuk do e dëshirojnë që ta kenë përballë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online