Fitorja e arritur mbrëmjen e kaluar në fushën e Bërnlejt i ka shijuar edhe më shumë Liverpulit, teksa ky triumf erdhi me një përmbysje. Të kuqtë e panë veten në dizavantazh në fillimin e pjesës së dytë, por arritën të kthenin çdo gjë në favor të tyre, teksa shënuan tre herë me anë të, Milner, Firminos dhe Shaqirit.
Pikërisht goli i tretë, që ishte dhe goli që hipotekoi gjithçka, ishte mjaft i veçantë. Jo vetëm për faktin që shënoi Xherdan Shaqiri, por edhe për mënyrën se si erdhi goli. Bërnlej ishte shumë pranë barazimit, por një fluturim i Alison shpëtoi Liverpulit.
Në të njëjtin aksion, portieri brazilian eviton një goditje nga këndi dhe nuk pranon të vonojë lojën, pasi ekipi i tij ishte në avantazh, por nis me shpejtësi lojën dhe aksioni i nisur nga duart e Alison përfundon me golin e shënuar nga Xherdan Shaqiri.
If you’re not careful they can tear you apart #LFC
That Allison save is worth everything and his relentless pursuit to push for another goal is something else. And there’s Salah to Shaqiri Combo goal yet again! pic.twitter.com/5DYGLI4YKw— Melwoody (@Raisewinger) December 6, 2018