Curry e James të mrekullueshëm, Toronto Raptors thyejnë 76ers

Golden State Warriors kanë “shtypur” Cleveland Cavaliers me rezultatin 105-129. I papërmbajtshëm ka qenë Stephen Curry, i cili ka realizuar 42 pikë. Durant u ndal në 25, por arriti të asistojë nëntë herë dhe të rikuperojë 10 topa. Për kampionët në fuqi kjo ishte fitorja e 17-të sezonale.

Përballje mjaft interesante Toronto Raptors-Philadelphia 76ers, me kanadezët që triumfuan 113-102. Kawhi Leonars ishte më i miri për skuadrën vendase me 36 pikë të realizuara. Jimmy Butler shënoi dy pikë më shumë, por skuadra e tij nuk e ruajti dot ritmin deri në fund dhe u mposht nga Raptors.

Lebron James ka shpërthyer ndaj San Antonio Spurs dhe me 42 pikët e tij ka udhëhequr Lakers në fitoren 121-113 të regjistruar ditën e sotme. Milwaukee Bucks morën një fitore të rëndësishme kundër Detroit Pistons me rezultatin 115-92.

Memphis Grizzlies ia kanë dalë të mposhtin Los Angeles Clippers 96-86, në një ndeshje që u vendos në periodën e fundit. Karl-Anthony Towns (35 pikë, 12 topa të rikuperuar) ishte lideri i Minnesota Timberwolves në fitoren 121-104 ndaj Charlotte Hornets.

Cleveland Cavaliers-Golden State Warriors 105-129
Orlando Magic-Denver Nuggets 118-124
Atlanta Hawks-Washington Wizard 117-131
Brooklyn Nets-Oklahoma City Thunder 112-114
Memphis Grizzlies-Los Angeles Clippers 96-86
Milwaukee Bucks-Detroit Pistons 115-92
Minnesota Timberëaolves-Charlotte Hornets 121-104
New Orleans Pelicans-Dallas Mavericks 132-106
Toronto Raptors-Philadelphia 76ers 113-102
Los Angeles Lakers-San Antonio Spurs 121-113

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online