VIDEO | Shoku i Latifit shënon supergol, befason portierin nga 60 metra

0

Liridon Latifi nuk po kalon një moment të mirë në Hungari, teksa prej katër sfidash nuk aktivizohet asnjë minutë me ekipin e tij, Akademia Pushkash. Gjithsesi mbrëmjen e kaluar ekipi i Latifit priste kryesuesit e Ferencvarosh në një sfidë mjaft të vështirë.

Ndeshja përfundoi me një fitore surprizë të Akademisë Pushkash, me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e fitores e shënoi hungarezi, Janos Hegedus. Një gol që është një ndër më të bukurit për mënyrën e ekzekutimit, teksa Hegedus provoi nga gjysmëfusha e tij, duke kapur të papërgatitur portierin kundërshtar dhe duke dërguar të tijtë në avantazh. Një gol për t’u mbajtur mend gjatë për 22-vjeçarin.

Liridon Latifi ndërkohë është aktivizuar në vetëm katër ndeshje si titullar, teksa janë luajtur 11 javë nga fillimi i kampionatit. Gjithashtu një sfidë lojtari ynë është aktivizuar në fund si zëvendësues. Akamdemia Pushkash ndodhet për momentin në vendin e nëntë të renditjes, në kuotën e 11 pikëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.