Shkëndija ka fituar miqësoren ndaj Sllovakëve të Zhilinës me rezultatin 1 – 0. Golin për skuadrën tetovare e shënoi sulmues Besart Ibraimi. Ky është takimi i tretë miqësor që Shkëndija ka zhvilluar gjatë fazës përgatitore, ku më parë janë ndeshur me çekët e Zlin dhe Olimpian e Lubjanës.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut ndodhen prej më shumë se një javë të grumbulluar në Slloveni ku po zhvillojnë fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Champions League.
Kundërshtari i Shkëndijës në turin e parë kualifikues është skuadra kampione e Estonisë, Nome Kalju. Takimi i parë zhvillohet në transfertë më datë 9 korrik, ndërsa një javë më vonë Shkëndija luan si pritëse në Maqedoninë e Veriut.
Shkëndija 1 – 0 Zhilina
Shënues: B.Ibraimi 39’