VIDEO/ Shkëndija largohet me kokën lart nga Europa, AIK-ut i duhej fati i penalltive për t’u kualifikuar

Ka përfunduar këtu ecuria e Shkëndijës në Europë. Pas barazimit 1-1 në Suedi, një tjetër barazim me po të njëjtat shifra është arritur në Shkup. Ishte sërish Ferhan Hasani ai që zhbollokoi rezultatin, duke shndërruar në gol penalltinë në minutën e 22-të. AIK-u gjen baraspeshën në pjesën e dytë, kur në minutën e 56 Ayari shkund rrjetën e tetovarëve.

Ndeshja ka shkuar në shtesa, por as 30 minutat nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin. Lojtarët iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive, nga ku suedezët u treguan më të saktë. Ishte pikërisht futbollisti më i mirë i ndeshjes, Ferhan Hasani, ai i cili gaboi në momentin kur nuk duhej. Kapiteni e dërgon topin sipër traut të portës dhe i jep fund rrugëtimit të Shkëndijës në Ligën e Konferencës. Por pavarësisht eliminimit, kuqezinjtë largohen me kokën lart nga Europa, duke treguar vlera përballë rivalëve më të fortë në letër dhe duke bërë krenarë të gjithë tifozët shqiptarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online