VIDEO/ Derbi shqiptar për një biletë në grupet e Ligës së Konferencës, Ilir Daja shkruan historinë e Ballkanit me gërma të arta

Të paktën një ekip shqiptar do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Konferencës. Faza “play off“ ofron një derbi shqiptar, teksa Shkupi do të përballet me Ballkanin për një biletë në grupe. Ilir Daja po shkruan historinë me klubin nga Suhareka, që këtë sezon ka regjistruar pjesëmarrjen e parë në Europë.

Ballkani ka humbur 2-1 në transfertë kundër KI Klaksvijkut, por ndeshja shkoi në shtesa pas fitores 3-2 të arritur në Prishtinë. Vendasit shënojnë të parët me anë të Mikelsenit, që finalizon me gol një skemë perfekte nga goditja e këndit. Suharekasit barazojnë në minutën e 83-të me anë të Krasniqit, por 6 minuta më vonë Da Silva shtang kampionët e Kosovës dhe e dërgon ndeshjen në shtesa. 120 minuta lojë nuk arritën të përcaktonin dot ekipin që do të shkonte më tej dhe ekipet iu ndrejtuan penalltive.

Nga pika e bardhë e 11 metrave ishte Ballkani ai që gaboi më pak, duke siguruar kështu edhe kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës. Një sukses historik për ekipin e udhëhequr nga Ilir Daja, që bëhet e para skuadër nga Kosova që mbërrin kaq larg në Europë. Tashmë pengesa e fundit është Shkupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online