VIDEO/ Shihni edhe golin që shënoi, Nedim Bajrami feston për ngjitjen në Serinë A

0

Empoli ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian pas fitores që arriti në shifrat 4-0 ndaj Kosenzas. Këtë herë arriti që të tundte rrjetën edhe Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonisti kryesor i Empolit duke e ndihmuar ekipin për të qenë në Serinë A.

Padyshim që është një prej elementeve që do të shihet me shumë vëmendje edhe nga skuadrat e tjera, nëse Bajrami do të mbetet te Empoli. Prej kohësh mesfushori ka pasur interesimin e klubeve të tjera italiane që i garantojnë më tepër me rëndësinë e tyre në kampionatin italian, për të mos luftuar vetëm për mbijetesën.

Sa i përket golit të shënuar kundër Kosenzës, këtë herë Bajrami arriti që të shënonte me kokë. Gjithashtu pritet të shihet sesi do të përfundojë çështja e tij me Shqipërinë pasi FIFA nxorri pengesat në lidhje me rregullat e reja që e ndalonin të përfaqësonte kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.