Dinamo bëhet gati të kthehet në Superiore, flet trajneri i fundit që e drejtoi në elitë: Dhimbje e madhe kur kemi rënë…

Artan Mërgjyshi ishte trajneri i fundit që ka drejtuar Dinamon në Superiore. Kryeqytetasit janë ushqyer deri në këtë sezon vetëm me premtimet boshe të drejtuesëve të klubit për rikthimin e saj në histori, ndërsa me vazhdimin e sezonit i bënte llogaritë gjithmonë me vendet e fundit. Por këtë herë Dinamo duket se do të rikthehet atje ku e meriton dhe nëse arrin të fitojë me Vorën do të mbyll matematikisht arritjen në Superiore. Gjatë intervistës së dhënë për “Report TV” me gazetarin Ernest Koçi, Mërgjyshi ka kujtuar të shkuarën:

‘Kampionati ishte shumë e vështirë për vetë faktin se aty ndodhën të gjitha peripecitë kundër Dinamos. Ishte periudha kur iu morën ambientet e stërvitjes, nuk kishte mbështetje financiare, nuk kishte organikë dhe ishte një problematik shumë e madhe. Unë kam drejtuar nga janari në vazhdim atë sezon kur ishte me -2 pikë për shkak të një dënimi nga FSHF.

Rënia në atë sezon? Ndeshja me Vllazninë na dha vetëm goditjen përfundimtare, por deri në atë kohë jemi mbajtur me sforco dhe sakrifica të mëdha. Ato djem në atë kohë kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por dhimbjen më të madhe e përjetuan se një Dinamo nga -2 pikë shkuam në 18 pikë dhe arritëm që të futeshim në lojë, por ishte thuajse e pamundur sepse kishim shumë faktorë kundër. Më kryesorja ishte se nuk kishim as mbështetje financiare, por edhe morale nga ana e presidencës që e lëshoi Dinamon”, tha Mërgjyshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online