Skuadra e Skënderbeut pati lajmëruar para ndeshjes me Tiranën se të gjitha përfitimet nga shitja e biletave, do të shkojnë te familja e Dorian Tahirllarit, i cili u diagnostikua me sëmundje të rëndë.
Para sfidës kundër bardhebluve kryeqytetas, tifozët e Skënderbeut kanë mbështetur futbollistin e Skënderbeut U-17, me anë të një banderole, ku shkruhej: “Shërim të shpejtë Dorian!” Të gjithë janë në mbështetje të futbollistit 17-vjeçar…