VIDEO | Sevilja luan tenis me Levanten, Ben Jeder i papërmbajtshëm

0

Pasi i shënoi pesë gola Standartit të Liezhit në Europa League të enjten, Sevilja ka shënuar një gol më shumë, duke shkatërruar Levanten në transfertë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-6, ku Ben Jeder shënoi një tripletë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Karriko, Andre Silva dhe Sarabia. Roxher dhe Simon shënuan golat e vendasve, ndërsa Moralez humbi një penallti në pjesën e parë, të fituar nga Enis Bardhi.

Sevilja u rikthye te fitorja në kampionat pas tre javëve. Ben Jeder hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa vendasit barazuan pas një minute me anë të sulmuesit Roxher. Karriko riktheu andaluzianët në avantazh në minutën e 21-të, ndërsa Moralez dështoi të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë. Ben Jeder shënoi dhe dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, duke mbyllur ndeshjen.

Në pjesën e dytë Sevilja shënoi dhe dy gola të tjerë me anë të Andre Silvës dhe Sarabias, ndërsa Levante shënoi në minutën e fundit me anë të Simon dhe ndeshja u mbyll me një rezultat tenistik. Me këtë fitore Sevilja u ngjit në kuotën e shtatë pikëve, pas javës së pestë, ndërsa Levante mbetet në kuotën e katër pikëve.

 

Levante –Sevilja 2-6
(Roxher 12’, Simon 90’/ Ben Jeder 11’, 35’, 45’, Karriko 21’, Andre Silva 49’, Sarabia 59’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.