Gjatë ditës së djeshme e pësuan Roma dhe Lacio në shtesa, ndërsa sot e provoi dhe Sasuolo një gjë të tillë. Vendasit kishin fituar për herë të fundit në shtëpi në kampionat me datë 21 nëntor. Triumfonte përballë Empolit merezultatin 3-1, ndërsa sot i iku fitorja nga duart në minutën e shtatë shtesë. Kjo pikë e ngjit Sasuolon përkohësisht në vendin e tetë me 21 pikë, katër më pak se Milani i vendit të katërt, që ka për të zhvilluar dhe një ndeshje më shumë.
Moment krize për Fiorentinën, që nuk fiton në kampionat prej tetë javësh, në të cilat ka marrë vetëm 6 pikë, por ekipi i Piolit tregoi karakter në ndeshjen e sotme. Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa në të dytën u shënuan plot gjashtë të tillë. Alfred Dankan zhbllokoi sfidën në minutën e 63. Ganezi lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone dhe topi përfundoi në rrjetë.
Dyfishimi i rezultatit erdhi 6 minuta më pas. Dankan nisi një aksion të bukur nga krahu i majtë dhe dhuroi një asist në zonë për Kuma Babakar, me lojtarin që i shënoi ish-ekipit të tij. Fiorentina reagoi dhe shkurtoi shumë shpejt diferencën.
Simeone përfitoi nga një top i përplasur në shtyllë dhe rihapi shpresat e Fiorentinës për të marrë pikë. Stefano Sensi shënoi sërish për Sasuolon në minutën e 80, duke shënuar një gol të bukur nga larg. Vendasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas largimit të Djuriçiç me të kuqe katër minuta përpara fundit.
Fiorentina përfitoi nga një gjë e tillë, duke rihapur sërish lojën me golin e Benasit në minutën e 89. Karton i kuq dhe për Milenkoviç të Fiorentinës në shtesa, ndërsa Kevin Mirajas nuk e kishte thënëakoma fjalën e fundit. Belgu mori një top të bukur nga Pezela dhe shënoi, dukei dhuruar një pikë të çmendur ekipit viola.
Sasuolo-Fiorentina 3-3
Shënues: Dankan 63’, Babakar 68’, Sensi 80’ / Simeone70’, Benasi 89’, Mirajas 90+7’