Uejn Runi pësoi një rënie te frikshme gjatë sezoneve të tij të fundi te Mançester Junajtid dhe Everton. Në verë anglezi vendosi të bënte gati valixhet për të provuar një aventurë të re në Amerikë, ku skuadra e DC Junajtid i ofroi një kontratë nga e cila përfiton 10 milionë paund në sezon.
Kalimi përtej oqeanit duket se i ka bërë mirë 32-vjeçari, që është rikthyer të shënojë ashtu si vite më parë me “djajtë e kuq”, ku fitoi dhe nofkën “makineria e golave”. Mbas 18 ndeshjes, Runi ka shënuar 10 gola, ndërsa “kryevepra” e radhës erdhi në ndeshjen ndaj Torontos.
Pure class. @WayneRooney midweek magic. ?#DCU | #DCvTOR 1-0 pic.twitter.com/zhYwM0JZTG
— D.C. United (@dcunited) October 18, 2018
Një goditje dënimi nga më shumë se 30 metra u mor përsipër nga Runi, i cili nuk zhgënjeu duke i kujtuar të gjithë të pranishmëve se është një legjendë e gjallë e këtij sporti. Falë Runit, DC Junajtid ka arritur të renditet në fazën “playoff”, diçka e jashtëzakonshme, pasi tre muaj më parë ndodheshin në vendet e fundit të renditjes.