Juventusi do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Ajaksit, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Chmpions League. Në kuadër të ndeshjes, Kristiano Ronaldo ka bërë një video prekëse, ku i ka dedikuar disa fjalë Abdelhak Nurit.
Mesfushori që luante për Ajaksin deri para dy vitesh, ku një infarkt e la në gjendje kome për një kohë të gjatë, ndërsa tani është në gjendje vegjetative, ku në pak raste reagon. Ronaldo ka bërë një video, ku i uron 22-vjeçarit ditëlindjen dhe një shërim të shpejtë.
Përpara një jave, Nuri festoi ditëlindjen e tij të 22-të dhe ylli portugez e ka uruar me anë të një video-mesazhi.
“Çkemi Nuri, jam Kristiano. Të uroj gëzuar ditëlindjen dhe të rikuperohesh sa më shpejt. Gjithë të mirat për ty, do të jemi në kontakt, të puth”, ishin fjalët e Kristianos.
Amazing support by Cristiano for brother Abdelhak Nouri. We keep praying.. Any place Any time ??? pic.twitter.com/vFtHIK1vgo
— TouzaniTV (@touzani7) April 9, 2019