VIDEO | Ronaldo nuk përmbahet, shton një “bishë” angleze në koleksionin e tij

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristiano Ronaldo njihet për pasionin që ka për makinat sportive. Ylli portugez është një ndër koleksionuesit më të mëdhenj të modeleve të rrallë të automobilave të këtij.

Risia më e fundit e koleksionit të CR7 është një produkt i markës angleze “McLaren”. Me anë të një postimi në “Instagram”, Ronaldo i ka prezantuar të gjithë botës supermakinën e re “McLaren Senna”.

Portugezi është një ndër personat e parë në planet që merr në përdorim këtë automjet emri i të cilit përkujton pilotin brazilian të Formula Uno, Airton Sena.

https://www.instagram.com/p/Bx2IXW2oxtg/?utm_source=ig_web_copy_link

“McLaren Senna” është një automjet i ndërtuar për pistat e garave, por në të njëjtën kohë plotëson dokumentacionin për përdorim të përditshëm. Kompania angleze garanton blerësit se automjeti mund të kapë 100 kilometra në orë në vetëm 2.8 sekonda, ndërsa për të shkuar në 300 kilometra në orë, makinës i duhen 18.8 sekonda. Shpejtësia maksimale e reklamuar është 335 kilometra në orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *