VIDEO/ Roma nis festën e çmendur në “Air Albania“ dhe Kumbulla valëvit flamurin shqiptar, momenti kur italianët ngrenë lart trofeun

Liga e Konferencës ka ulur siparin e edicionit të saj të parë mbrëmjen e sotme. Në “Air Albania” ka vend vetëm për festën italiane. Roma ka mposhtur Fejnordin 1-0 dhe bën kështu historinë, duke fituar trofeun e tyre të parë.

Sapo arbitri sinjalizoi fundin e sfidës, lojtarët kanë nisur menjëherë festën e tyre të çmendur në “Air Albania”. Emocione të forta dhe britma, verdhekuqtë me zor e kishin pritur një moment të tillë. Marash Kumbulla vendos të valëvisë në fushë flamurin kuqezi, për të qenë kjo mënyra se si festoon trofeun e tij të parë në karrierë. E ku ka më bukur se sa ta fitojë atë në shtëpinë e tij, në Tiranë.

Presidenti Duka, së bashku me Friedkin dhe presidentin e UEFA-s, Ceferinin, kanë shpërndarë medaljet për lojtarët dhe trajnerët, ndërsa më pas në duart e kapitenit Pelegrini është dorëzuar edhe trofeu. I gjithë ekipi është mbledhur pranë njëri-tjetrit për të ngritur kupën në qiellin e Tiranës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online