Janë mbyllur dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Champions League. Nuk ka pasur surpriza, pasi Roma ka mundur 1-2 CSKA-në e Moskës në Rusi, ndërsa Valencia ka likuiduar 3-1 Jang Bojsin.
Italianët nuk e patën dhe aq të lehtë ndaj skuadrës ruse, edhe pse arritën që ta gjenin të parët rrugën e rrjetës me anë të Manolas që në minutën e 4-të. në fillimin e pjesës së dytë ishin vendasit që shënuan me anë të Sigurdson, por 6 minuta më vonë Magnusson i prishi planet e skuadrës së tij, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Roma gjeti golin e avantazhit në të 59-të me anë të Pelegrinit, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit, pasi do i mjaftojë një pikë në 2 ndeshjet e fundit për të kaluar matematikisht në raundin tjetër. Italianët do të presin në shtëpi Realin dhe do të takohen më pas me Viktoria Pëlzenin.
Në ndeshjen tjetër mes Valencias dhe Jang Bojsit, ashtu siç pritej spanjollët morën një fitore shprese, pasi mundën zviceranët me dy gola të Minas në pjesën e parë dhe Soler në fraksionin e dytë. Asale shënoi golin e nderit për miqtë, por që nuk mjaftoi. Valenca e ka mjaft të vështirë kualifikimin, pasi i duhet që Juventus të mposhtë Junajtid sot dhe më pas të jetë diskutojë për vendin e dytë me “djajtë e kuq”.